Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” po merr pjesë në Konferencën e 9-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale (ECLSS 2020), e cila po mbahet në Antalya të Turqisë nga 16-18 tetor 2020.
ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që përfshin fushat kryesore të shkencave shoqërore. ECLSS ka për qëllim të sigurojë një platformë për studiuesit, akademikët si dhe profesionistë të tjerë nga e gjithë bota, për të paraqitur rezultatet e kërkimit në Shkencat Sociale.
Po ashtu, rektorit Nimani, kjo konferencë i ofron mundësi të shkëlqyera për të shkëmbyer ide të reja, ekspertizë dhe përvoja, si dhe për të gjetur partnerë për bashkëpunim në të ardhmen.