Me golin e shënuar ndaj Dritës në fundjavë, Mirlind Daku shkroi historinë në futbollin e Kosovës.
“Bomberi” gjilanas u bë futbollisti me më së shumti gola brenda një edicioni në Superligën e Kosovës, shkruan FrontOnline.
Deri më tani, Daku i ka realizuar gjithsej 27 gola në kampionatin kosovar.
https://www.facebook.com/mirlindMufc/posts/4345692738797663?__cft__[0]=AZXYq0BUBtQfw6eMEJ2GvxEpuWQFeRvqxyRudB6Ds3BJCANsLzWi29bOchwWotGUcUhOX30Cy6xT5mc5e95r_rbA4_ugLeHHf4qR0VbWtFceV7nIBxH-zXuwBTpJnfPcOrY2s2GY4vch4cvxbdQtntbL&__tn__=%2CO%2CP-R
Në rrjetin social “Facebook”, Daku ka shkruar se për të kjo është “një ndjenjë e papërshkruar”.
Postimi i plotë i Dakut:
“Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishin dhe Bledi Shkëmbin, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin. Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë, Faleminderit të gjithëve“./FrontOnline/