Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një numër rekord viktimash nga Covid-19.
Janë 993 pacientë që nuk e kanë fituar betejën me virusin, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e pandemisë ka arritur në 58.038 .
Në rritje është dhe numri i të infektuarve.
Janë 23.225 më shumë e nurmi i tyre deri më sot ka arritur në 1.664.829.
Numri i të infektuarve pozitivë nga Covid-19 është sot 759.982 e janë regjsitruar 23.474 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.
Nurmi i përgjithshëm i të shëruarve që nga nisja e pandemisë ka arritur në 846.809.
Pacientë që kurohen në struktura spitalore janë aktualisht 31772 e janë -682 më pask se një ditë më parë e në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve Covid është aktualsiht 3597 e janë -19 më pak në 24 orët e fundit.
Të infektuar Covid në izolim shtëpiak në Itali janë 724613.
Nurmi i tamponeve të kryer në Itali me një popullsisë prej 60 milionë banorë, ka shkuar në 22.561.071 e janë kryer 226.729 në 24 orët e fundit.
Qeveria Italia për të përballuar numrin gjithnëj e në rritje të të infektuarve nga pandemia ka firmosur një urdhër të ri masash me afat kohor deri në 6 janar 2021 i cili limiton lëvizjen gjatë festave të fundvitit e nuk lejon festimet në sheshe e restorante duke rekomanduar tavolina gëzimi vetëm mes anëtarëve të së njëjtës familje.