Italia ka shënuar një numër rekord pacientësh të shëruar në 24 orët e fundit, edhe pse vijon rritja e numrit të viktimave dhe i rasteve pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 636 viktima dhe 37.978 të infektuar më shumë se një ditë më parë.
Sakaq numri i viktimave nga Covid-19 në Itali që prej nisjes së pandemisë ka arritur në 43.589, ndërsa i të infektuarve në 1.066.401.
Fatmirësisht sot janë shënuar një numër rekord personash të shëruar, rreth 15.645 duke e çuar numrin e tyre në total 387.785.
Aktualisht në Itali janë 635 054 të infektuar aktivë me koronavirus.
Numri i tamponeve të kryer në 24 orët e fundit është 234 672.