Italia ka regjistruar 19,143 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë të premten, duke shënuar kështu shifrën më të lartë me të infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Ministria njoftoi edhe për 91 të vdekur nga COVID-19, raporton Reuters.
Deri tash në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 37,059 persona ndërsa janë shënuar 484,869 raste pozitive.