Serbia ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, në Serbi janë regjistruar 21 viktima dhe 3 mijë e 563 raste të reja me koronavirus, transmeton lajmi.net.
Siç shkruajnë mediet serbe, këto shifra janë alarmante pasi që nuk ka pasur kaq shumë raste të reja e as viktima që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu bëhet e ditur se 143 pacientë të cilët janë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë.