Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sa i përket situatës epidemiologjike në 24 orët e fundit të në Shqipëri, janë kryer 1398 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi
Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.