Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders ia ka lënë qenit të tij emrin “Messi” për ta nderuar legjendën argjentinase, Leo Messi.
Këtë vendim të pabesueshëm dhe aspak të zakontë e ka treguar vetë futbollisti holandez, i cili po shkëlqen me Kuqezinjtë në këtë sezon.
“Emri i qenit tim është Messi. Kur isha i ri, gjithmonë e thosha se nëse do ta merrja një qen, do ta quaja Messi, sepse për mua, Messi është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi holandez.
“Më pas, ne vendosëm ta merrnim një qen dhe gjëja e parë që ia thash gruas sime ishte se, nëse do të bëhemi me qen, do ta quajmë atë Messi. Dhe, ashtu ndodhi”, përfundoi mesfushori kreativ.