Rei Manaj po kalon një edicion fantastik me ekipin e Barcelonës B, përcjell FrontOnline/
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës me ekipin e tij ditën e diel, në sfidën ndaj Ibizës.
Në minutën e 22-të të takimit, teksa shifrat ishin 0:0, shqiptari kaloi në avantazh ekipin, pas një goditjeje me kokë, duke i dërguar shifrat 1:0.
Ky është goli i 11-të i Rei Manajt me Barcelonën B këtë sezon, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Një lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren shqiptare, që muajin e ardhshëm do të zhvillojë dy sfida në transfertë, ndaj Uellsit dhe Republikës çeke./FrontOnline/