×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Regjistrohen mbi 1800 raste të reja me grip në Maqedoni

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Gjatë javës së katërt të vitit 2025, në vend u raportuan 1,878 raste të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet rritje prej 33 për qind krahasuar me javën e kaluar.

    Numri i rasteve të raportuara këtë javë krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar është rritur me 2,4 për qind. Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

    Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1066 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. 349 janë fëmijë, nga mosha pesë deri në 14 vjeç. Ndërkohë, 325 janë fëmijë nën moshën katër vjeç. Gjithashtu 138 persona janë mbi 65 vjeç

    “Ka një rritje të numrit të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar. Rezultatet e marra nga survejimi virologjik i gripit tregojnë se ekziston një aktivitet gjeografik i përhapur i virusit të influencës. Norma e pozitivitetit ka qenë mbi 10 për qind për tre javë rresht. Sipas këtyre të dhënave, Republika e Maqedonisë së Veriut ka intensitet mesatar të virusit të gripit”, thonë nga ISHP./Insajderi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje....
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka theksuar mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës dhe ripërsëriti angazhimin e vendit të tij për lirinë...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Sali Berisha ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi, Lodovik Tetaj. “Sherifi i...
    Të tjera
    Lajme21 Shkurt 2025
    Në seancën e sotme në procedurën kundër Sladjan Trajkoviqit, i cili akuzohet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, dëshmuan...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes. Sipas dëshmitarëve, një taksist i “Taxi ASI”...
    Sport21 Shkurt 2025
    Biesktasi ka marrë fitore 3-1 në udhëtim te Eyupspor në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë. Vetëm një minutë...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Bashkimi Evropian është informuar rreth operacioneve të reja kundër strukturave të mbështetura nga Serbia, ndërsa akoma po pret detajet e mëtejshme në...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zyrtarit të gjykatës, Ferid Abazi. Në telegramin e ngushëllimeve drejtuar familjes Abazi...
    Vip21 Shkurt 2025
    Pas zbulimit të pakove të cigareve të fshehura nga Vserlo, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mori një kthesë interesante....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.