Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te organet e rendit duke kërcënuar me gjuajtje ose vetëvrasje.
Në njoftim të policisë bëhet e ditur se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ishin njoftuar që nё lagjen Fidanishte nё Pejё ka tё shtёna me armё.
Njёsitet policore menjёherё kanё dalё ne vendin e ngjarjes, ku fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё, dhe i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do t’ju gjuaj ose do ta vras veten”.
Pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar.
Nё banesën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:
1 pushkё automatike, dhe 1 karikator i sё njejtёs armё1 armё pistoletё Zoraki, dhe 1 karikator i sё njejtёs armё36 fishekё kal: 7.63×3935 fishekё kal: 32 auto3 gёzhoja kal: 7.63×392 gёzhoja kal: 32 auto1 Thikё (Bajonetё)
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.