×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet dëshmia në Hagë, shkak dëshmitari ka probleme mendore

    FrontOnline
    20 Maj 2025

    Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë refuzuar deklaratat e dëshmitarit të 29 të Prokurorisë së Specializuar, pas konstatimit mjekësor se ai ka probleme mendore. Sipas gjyqtarëve, dëshmia e tij nuk do të merret parasysh në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe RexhepSelimit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

    Ndërkohë trupi gjykues është në pritje të mocionit të mbrojtjes për rrëzimin e pikave të aktakuzës, për çka kanë afat deri më 2 qershor.

    Avokati i dëshmitarit: “Dëshmitari është shumë i stresuar dhe nuk është i gatshëm të japë dëshmi, ai është i gatshëm të shkojë në burg”

    Në tetor të 2023-ës në Dhoma e Specializuara nisi dëshminë e tij, dëshmitari i 29 i Prokurorisë, i cili u përgjigj me identitet të mbrojtur.

    Ky dëshmitar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kishte mohuar të kishte dhënë deklaratë në vitin 2004, derisa akuzonte Prokurorinë që kanë falsifikuar nënshkrimin e tij.

    Prokurorja me dëshmitarin: “A ju kujtohet të keni dhënë një deklaratë në vitin 2004”. “Është e pavërtetë”.

    Ky dëshmitari doli para trupit gjykues disa herë, por si përfundim asnjëherë nuk e përfundoi dëshminë. Pas konsultave mjekësore dhe ankesave të tij, dëshmitari u konstatua me probleme mendore.

    Pavarësisht kësaj, Prokuroria insistonte që dëshmia e tij të pranohej. Por, këtë kërkesë të saj, e kanë refuzuat gjyqtarët e Gjykatës Speciale.

    Paneli vëren në këtë drejtim se Prokuroria ishte njoftuar për vështirësitë që lidheshin me gatishmërinë dhe përgatitjen e dëshmitarit për të dëshmuar dhe kërkesat përkatëse që ai bëri në lidhje me të. Prandaj, Prokuroria kishte njoftim dhe kohë të mjaftueshme për të siguruar dëshminë e dëshmitarit ose për të kërkuar ndihmë të përshtatshme nga Paneli. Për këto arsye, Paneli nuk e gjen të vërtetën në pohimin e ZPS-së se ka bërë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar paraqitjen e W04577 para Panelit dhe se dëshmitari nuk është në gjendje të dëshmojë”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e gjykatës.

    Sipas vendimit, paneli ka konstatuar se dëshmia e dëshmitarit të 29 të Prokurorisë është e papranueshme për këtë gjykim që po zhvillohet në Hagë.

    Kur ai u shfaq për herë të parë në gjykatë më 10 tetor 2023, dëshmitari kërkoi të konsultohej me një avokat, paneli e miratoi kërkesën e tij. Më 11 tetor 2023, Avokati i tij kërkoi shtyrje, kërkesë të cilën Paneli e miratoi. Më 18 tetor 2023, Avokati i dëshmitarit kërkoi një shtyrje tjetër. Më 31 tetor 2023, Paneli shtyri dëshminë e dëshmitarit deri në njoftim të mëtejshëm?, thuhet ndër tjera në vendim.

    Dëshmitari, sipas Prokurorisë, kishte dijeni për beteja të ndryshme të UÇK-së dhe individë të ndryshëm të ndaluar nga UÇK-ja.

    Ndërkohë, pas përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, tani mbrojtja e të akuzuarve ka afat deri më 2 qershor të dorëzoj mocion për rrëzimin e pikave të aktakuzës, derisa pas saj, është radha e prokurorisë për përgjigje ndaj mocionit.

     

    Nga Rubrika
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një burrë dhe një grua. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një femër raportohet të jetë zhdukur në Vushtrri. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe...
    Kronika15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri me një karikator dhe...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në një prononcim për Front Online, marrë parasysh shifrat e qarkullimit të kompanisë...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putin, sipas një interviste...
    Lajme15 Korrik 2025
    “Noa Energy Trade” ka hyrë në tregun e Kosovës në vitin 2022, me ç’rast vetëm për tri vitet e operimit në Kosovë...
    Sport15 Korrik 2025
    Marash Kumbulla u rikthye në klubin e qytetit të tij të lindjes pas një sezoni të suksesshëm si huazim te Espanyol. E...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.