Aktorja Reese Witherspoon foli në një intervistë të fundit për vajzën e saj 22-vjeçare Avi Phillippe, me të cilën njerëzit shpesh e ngatërrojnë për shkak të ngjashmërisë së saj të pabesueshme. “Epo, më pëlqen të ngatërrohem me të sepse kjo më bën të ndihem e re”, tha ajo për ‘InStyle’.
“Jam shumë krenare për të. Jam e sigurt që nuk është e lehtë të dukesh si nëna jote”, shtoi ajo. Ajo tha se ajo dhe Ava shpesh flasin me aktoren Zoe Kravitz sepse edhe ajo i ngjan mamasë së saj Lisa Bonet.
“Sa herë që Ava është e frustruar, unë telefonoj Zoen sepse ajo e di se për çfarë të flasë”. E pyetur nëse Ava do të ndjek hapat e nënës së saj dhe do të hynte në botën e showbiz-it, Reese tha se ajo aktualisht “po përpiqet të gjejë veten”.
Ajo gjithashtu shtoi se Ava shpreson të bëjë gjëra të mëdha. Përveç Ave, Reese ka edhe një djalë, Deacon, 18 vjeç, me ish-burrin Ryan Phillippe dhe nëntë vjeçarin Tennessee me manjatin e Hollivudit, Jim Toth./FrontOnline/