Është mbajtur mbledhje e Shtabit Emergjent Komunal së bashku me drejtorët komunal të cilën mbledhje e kryesoi kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.
Duke u bazuar në informatën për rritje të numrit të të infektuarëve në nivel të vendit, por edhe në nivel komunal me qëllim të ruajtjes se shendetit të qytetarëve e sidomos te moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike, por edhe stafit komunal, Shtabi Emergjent Komunal ka marrur Vendim për të reduktuar numrin e punëtorëve të Administratës Komunale për dy javë deri në një vendim tjetër të radhës, ndërsa të gjitha shërbimet komunal do të kryhen nëpërmjet, telefonit, internetit apo shërbimet online për qytetarë.
Komuna e Shtimes është duke përcjellur me vëmendje situatën epidemiologjike dhe kërkon nga qytetarët bashkëpunim në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm duke zbatuar masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, IKSHPK-së si dhe Shtabit Emergjent Komunal.