×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica thotë se Qeveria injorojë kërkesat e Nismës

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë në një intervistë për KosovaPress, se arsyeja që nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara 2021-2023, është mos përfshirja e Nismave Ligjore të MPMS-së, në këtë dokument.

    Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

    Reçica:Bëhet fjalë për reformën pensionale, ligjin për pushimin e lehonisë dhe ligjin e punës

    “Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë. Bëhet fjalë për reformën pencionale, ligjin për pushimin e lehonisë, ligjin e punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, thotë ai.

    Ai ka theksuar për KosovaPress, se këto nisma ligjore të cilat janë iniciuar nga MPMS, kanë për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, derisa shton se pret nga Qeveria një zgjidhje për shtyrjen përpara të këtyre nismave.

    Reçica:Jemi në bisedim me kryeministrin për të gjet një zgjidhje sa i përket këtyre nismave ligjore

    “Ne jemi në bisedim me kryeministrin dhe akter të tjerë brenda qeverisë për të gjet një zgjidhje sa i përket këtyre nismave ligjore sepse këto nisma ligjore të cilat janë iniciuar nga MPMS, janë me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë dhe mirëqenies së tyre dhe besoj fuqishëm që në vazhdim ne do të arrijmë që të gjej një zgjidhje sa i përket shtyrjes përpara të këtyre nismave ligjore”, deklaroi Reçica.

    Ministri Reçica ka folur edhe për dyfishimin e skemës së asistencës sociale, e cila është miratuar me propozimin e tij, për çka thotë se po i kushtojë rëndësi të madhe kësaj kategorie.

    Reçica:Kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për muajin tetor, nëntor, dhjetor

    “Në kuadër të planit për rimëkëmbje ekonomike ditë më parë në Qeveri kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për muajin tetor-nëntor-dhjetor. Është një lajm i mire i cili është dhënë nga Qeveria e Kosovës e që tregon një përkushtim ndaj këtyre kategorive”, thotë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.