Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, njofton se në tubimin madhështor të mbrëmshëm të PDK-së, ishin të pranishëm edhe një shtresë shumë e veçantë e shoqërisë sonë, personat me aftësi të kufizuara.
Ai potencoi se pjesëmarrja e tyre në tubim tregon qartë rëndësinë që PDK-ja i jep barazisë, transmeton FrontOnline.
“Pjesëmarrja e tyre në tubim, tregon qartë rëndësinë që PDK-ja i jep barazisë dhe përfshirjes, duke dëshmuar se secili individ, pavarësisht sfidave, ka një vend të merituar në shoqërinë tonë”, tha Reçica.