Në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica bëri homazhe në nderim të viktimave.
Reçica njoftoi se homazhet i bëri bashkë me kolegët e PDK-së.
“Së bashku me kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut, duke kujtuar sakrificën e tyre për lirinë tone”, njoftoi ai. /FrontOnline/