Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë, duke e cilësuar atë si një prej krimeve më të tmerrshme dhe mizore të kryera nga forcat serbe kundër civilëve të pambrojtur.
Në një postim në rrjetet sociale, Reçica theksoi se masakra e Reçakut është një dëshmi e qartë e politikës së organizuar dhe të planifikuar serbe për krimet ndaj shqiptarëve.
Ai gjithashtu nënvizoi kontributin e çmuar të ambasadorit William Walker, i cili, sipas Reçicës, ishte një nga faktorët kyç që angazhoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sensibilizuar dhe trajtuar çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kandidati i PDK-së kërkoi që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin e kryera ndaj popullit shqiptar dhe që të gjithë përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë.
Në fund, Reçica shprehu nderim dhe lavdim të përjetshëm për martirët e masakrës së Reçakut, duke kujtuar tragjedinë që tronditi mbarë botën.
Postimi i plotë: