Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica thotë se aktakuzave ndaj liderëve të UÇK-së duhet të i kundërvihemi me fakte.
Reçica i NISMA-s shkruan se kryetari i tij, Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, e kjo si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në evropë gjysëm shekullli pas nazistëve.
Por Limaj doli i pastër si loti, ashtu siç ishte lufta e UÇK-së, thotë Reçica.
Daçiqi sipas Reçicës duhet të përballet me drejtësinë. Jo vetëm ai por të gjithë ata që ideuan, pçlanifikuan dhe bënë gjenocidin në Kosovë.
“Kosova kurr nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar” shkruan Reçica.Ky është postimi i tij i plotë:
Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t’ua themi me zë dhe t’iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte.Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së.Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar!