×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica: Do jemi të pa kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Në kuadër të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, bashkë me kryeinspektorin e Inspektoratit Punës, Ekrem Kastrati, kanë vizituar sot një nga kantieret e ndërtimit të lartë në kryeqytet, ku dhe kanë biseduar nga afër me punëdhënës dhe punëmarrës, për të parë nivelin e respektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

    Reçica, ka thënë se do vazhdojmë që çdo ditë të jemi pranë secilit punëtor në vendin tonë, për të parë se sa po respektohen të drejtat e tyre dhe sa po punohet në zbatimin e masave për të mbrojtur jetën e tyre. Ne do të vazhdojmë të jemi të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa, ka thënë ministri Reçica.

    Ministri Reçica, ka thënë se, duhet vlerësuar progresin e arritur deri më tani lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, pavarësisht që nuk kemi arritur aty ku ne dëshirojmë. Gjithashtu, ai theksoi se, në krahasim me të kaluarën, ne tashmë kemi më pak raste me lëndime të rënda dhe të lehta, si dhe më e rëndësishmja është që numri i atyre që kanë humbur jetën këtë vit, gjatë aktivitetit në vendin e punës është më i vogël, më ç’ rast edhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.

    “Me një përkushtim dhe angazhim të përbashkët besoj që do të arrijmë progres, në mënyrë që punëtori të ndihet më i sigurt në vendin e punës dhe punëdhënësi gjithashtu në kryerjen e veprimtarisë së vet, si biznes”, ka thënë në fund të fjalës së tij, ministri Reçica.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.