×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rebelët sirianë thonë se kanë marrë Damaskun, s’dihet vendndodhja e Assadit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2024

    Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e 8 dhjetorit se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit.

    Damasku është “tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

    Vendndodhja e presidentit Bashar al-Assad nuk dihet, megjithëse Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britani, tha se Assadi ishte larguar me një aeroplan nga Damasku dhe kishte lënë vendin herët në mëngjesin e 8 dhjetorit. Nuk u tha se ku kishte udhëtuar Assadi.

    Ky raportim nuk mund të konfirmohej, por kryeministri sirian Mohammad Ghazi al-Jalali tha në një video se Qeveria është “e gatshme të bashkëpunojë me çdo udhëheqje të zgjedhur nga populli”.

    “Ne besojmë se Siria është për të gjithë sirianët dhe se është vendi i të gjithë bijve të saj, dhe se ky vend mund të jetë një shtet normal që ndërton marrëdhënie të mira me fqinjët dhe botën pa u përfshirë në ndonjë aleancë apo bllok rajonal”, tha al-Jalali, duke shtuar se ai ishte ende në shtëpi në Damask dhe nuk kishte ikur.

    Abu Mohammad al-Golani, një udhëheqës i grupit rebel, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), tha në orët e vona të 7 dhjetorit se luftëtarët rebelë ishin “në momentet e fundit të çlirimit të Homsit”, një qytet me 775.000 banorë.

    HTS-ja konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian.

    Ofensiva e befasishme nisi javën e kaluar nga një koalicion i grupeve të rebelëve. Ofensiva udhëhiqet nga HTS-ja.

    Përveç HTS-së, në ofensivë ka edhe luftëtarë të grupit ombrellë të mlicive siriane që mbështeten nga Turqia, të quajtur Ushtria Kombëtare Siriane. Turqia mohon se mbështet ofensivën, edhe pse ekspertët thonë se kryengritësit nuk do të përfshiheshin në të pa pajtimin e këtij shteti.

    Më 6 dhjetor, Kombet e Bashkuara thanë se pothuajse 300.000 persona në Siri janë zhvendosur që nga fundi i nëntorit për shkak të luftimeve, duke shtuar se deri në 1.5 milion persona mund të detyrohen të zhvendosen, teksa rebelët po avancojnë dhe po i shkaktojnë humbje Assadit, por edhe aleatëve të tij, Rusisë dhe Iranit.

    Assadi është varur nga Irani dhe Rusia për të qëndruar në pushtet që kur shpërtheu konflikti më 2011.

    Që kur rebelët morën kontrollin e Alepos një javë më parë, ata morën edhe qytete të tjera të mëdha, teksa forcat e Asadit bënë pak rezistencë./Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Janar 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në agjenci të shumta qeveritare të premten, tha për Reuters një person...
    Bota/Rajoni25 Janar 2025
    Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani do të jetë ai që do të drejtojë përkohësisht Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pasi mëngjesin e...
    Bota/Rajoni25 Janar 2025
    Më herët sot, katër pengje të tjera izraelite – ushtaret Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag, u liruan nga...
    Të tjera
    Vip25 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri, këngë kjo më e veçantë se çdo projekt...
    Bota/Rajoni25 Janar 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në agjenci të shumta qeveritare të premten, tha për Reuters një person...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerët e saj të koalicionit, Ramush Haradinaj sonte mbajti tubim në Dardanë të Anamoravës. Haradinaj tha...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet Elmi Reçica, thotë se ushqimi tradicional mbetet burim i energjisë. "Në këtë kohë të ngarkuar fushate, ushqimi...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka reaguar ashpër kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke i thënë se e...
    Zgjedhjet 202525 Janar 2025
    Ilir Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se në kohën kur Kosovën ka qeverisur PDK-ja,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.