×
  • Sport
  • Sport

    Reali e Barca “po peshkojnë” në Liverpool

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar.

    Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit” janë të interesuar të blejnë shërbimet e mbrojtësit anglez të Liverpoolit, por ditëve të fundit u raportua se ata veçse kanë dërguar një ofertë për të.

    Reali u raportua se ka ofruar 20 milionë euro për Alexander-Arnold në mënyrë që ai të kalojë në Spanjë gjatë afatit kalimtar të janarit. Por, Liverpooli u raportua se e ka refuzuar këtë ofertë.

    Megjithatë, spanjollët janë fort të interesuar për të, saqë po tentojnë të nënshkruajnë një parakontratë me 26-vjeçarin për një kalim të lirë gjatë verës, dhe kjo, sipas “Relevo”, nga frika se mbrojtësi anglez mund të ndryshojë mendje.

    Liverpooli, nga ana tjetër, është i interesuar që të mbajë Alexander-Arnoldin së paku deri në fund të këtij sezoni.

    Edhe klubi tjetër i madh spanjoll Barcelona e ka hedhur grepin në “Anfield”.

    Raportohet se drejtori sportiv i klubit, Deco, është shumë i interesuar për shërbimet e sulmuesit kolumbian të Liverpoolit, Luis Diaz. Sipas medias spanjolle “Sport”, mundësia që ky i fundit të kalojë në Spanjë është e madhe pasi thuhet se 27-vjeçari është i palumtur nga fakti se ende nuk kanë nisur bisedimet për një kontratë të përmirësuar në Anfield.

    Mirëpo, kjo është vështirë se do të arrihet nga fakti se Barcelona ka probleme financiare saqë nuk po arrin ta regjistrojë as lojtarin që e bleu verën e kaluar, Dani Olmo.

    Gjithashtu, po raportohet se edhe për shërbimet e super-yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ka shprehur interesim serioz skuadra franceze, PSG.

    Nga Rubrika
    Sport04 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është gati t’i dorëzojë Lionel Messit Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil i Amerikës,...
    Sport04 Janar 2025
    Skitarja shqiptare Lara Colturi e ka nisur mirë vitin 2025, duke siguruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës të Skive...
    Sport03 Janar 2025
    Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor ka ‘konfirmuar’ atë që ai dhe Logan Paul mund të fitojnë në një ndeshje të mundshme boksi....
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...
    Lajme04 Janar 2025
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar betejën për hotelin "Grand", në Gjykatën e Arbitrazhit. Pacolli ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Kosova së shpejti pritet të furnizohet me helikopter dhe dron të cilët janë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit në...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New...
    Lajme04 Janar 2025
    Pas një viti, erdhi në shtëpinë e tij. I emocionuar përqafoi shokët e familjarët. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj...
    Lajme04 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë do të rrezikonte jetën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.