Kampioni evropian, Real Madrid do të përballet sonte me ekipin meksikan, Pachuca në finale të Kupës Interkontinentale 2024.
Ndeshja do të nisë prej orës 18:00 me kohën lokale të Evropës, ndërsa do të luhet në “Lusial Stadium” në Doha të Katarit, stadium në të cilin ishte luajtur edhe finalja e Kupës së Botës dy vjet më parë.
Reali është fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa Pachuca do ta përfaqësojë Ligën e Kampionëve të CONCACAF, si kampion i saj.
“Los Blancos” e mposhtën Borussia Dortmundin në finale të Championsit me rezultat 2:0 në “Wembley Stadium”, ndërsa Pachuca i kishte mposhtur si kampionin e Copa Libertadores, Botafogo, ashtu edhe kampionin e Ligës së Kampionëve Aziatike, Al Ahly.
“Mbretërit” do të luajnë pa disa lojtarë të rëndësishëm si Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba e Ferlan Mendy.
Sidoqoftë, ekipi i Carlo Ancelottit synon ta mbyll vitin 2024 me një tjetër trofe pasi e fitoi Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Superkupën e Evropës. /Gazeta Express/