Real Madridi ka nisur përgatitjet për sezonin 2025/2026 pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me fokusin për ta përforcuar mesfushën.
Sipas një raportimi nga Cadena SER, klubi po e konsideron Rodrin e Manchester Cityt si zëvendësuesin ideal të Toni Kroos, i cili la një boshllëk të madh në skuadër pas pensionimit të tij verën e kaluar.
Pavarësisht rëndësisë që ka ai për Pep Guardiolën dhe me një kontratë që i skadon në vitin 2027, drejtuesit e Real Madridit besojnë se mund të negociojnë për një lëvizje të mundshme.
Një avantazh potencial për madrilenët është prezenca e Dani Carvajal, i cili është një mik i afërt i Rodrit nga koha e tyre me kombëtaren.
SER Deportivo ka nënvizuar se hezitimi i vetëm që ka klubi ka të bëjë me rikuperimin e Rodrit dhe a do të arrijë ai të rikthehet në forëm pas lëndimit./Telegrafi/