Real Madridi e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Në “Alfredo di Stefano”, Real Madridi ka qenë sot nikoqir i Eibarit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të në La Liga i takoi madrilenëve me rezultat 2:0.
Marco Asensio (’41) dhe Karim Benzema (’73) i shënuan golat e fitores për skuadrën e Zinedine Zidanes sot.
Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e tretë në tabelë me 60 pikë.
Kurse, Eibari ndodhet në vendin e 19-të me 23 sosh./FrontOnline/