×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi “mbretëron” në Camp Nou, triumfon në derbin kundër Barcelonës

    FrontOnline
    24 Tetor 2021

    Real Madridi e ka fituar derbin kundër Barcelonës në kuadër të javës së dhjetë në kampionatin elitar të Spanjës.

    Los Blancos u mjaftuan golat e reprezentuesit të Austrisë, David Alaba që realizoi gol të bukur në minutën e 32-të me ndihmën e Rodrygos, dhe ai i Vazquezit në minutën e fundit të ndeshjes.

    Ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e shënoi argjentinasi, Kun Aguero, duke regjistruar golin e parë me fanellën e Barcelonës në ndeshje zyrtare.

    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të “mbretërve”, ndërsa në pjesën e dytë Barça asessi nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Courtois.

    Posedimi i topit ishte i barabartë 50-50, ndërkohë kryeqytetasit spanjoll ishin tri goditje në portë, karshi vendasve që tentuan vetëm një herë.

    Real Madridi me këtë fitore bëhet lider i La Ligas me 20 pikë, ndërsa Barcelona ka pesë pikë më pak në vendin e tetë.

    Nga Rubrika
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU. Fazliu është stolisur...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja kosovare Enise Zijade, ka arritur ta ‘rrëmbejë’ medaljen e bronztë në garën “EYOF Shkupi 2025”. Në luftë për vendin e tretë,...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani. Në gjysmëfinale, Laura...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.