“Mbretërit” çështjen e fituesit e mbyllën në fraksionin e parë të lojës, kur shënuan tri herë për rezultatin përfundimtar 0:3.
Karim Benzema ishte i pari që i siguroi Real Madridit epërsinë e parë, kurse i njëjti asistoi tre minuta më vonë për Odriozolan që ngriti avantazhin.
Karim Benzema tregoi në minutën e 40-të se është në natën e tij duke shënuar golin e tretë për Los Blancos.
Real Madridi me këto tri pikë merr lidershipin e kampionatit me 70 pikë, aq sa ka Atletico në vendin e dytë me një ndeshje më pak.
Cadizi pozicionohet në vendin e 13-të me 36 pikë.