×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi do ta shes yllin e skuadrës për të nënshkruar me Dean Huijsen

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Real Madridi po bëhet gati për të marrë një vendim strategjik për afatin kalimtar të verës: ndarjen e rrugëve me David Alaban për të liruar listën e pagave dhe për të krijuar fonde të mjaftueshme për nënshkrimin e Dean Huijsen.

    Klubi madrilen, i vetëdijshëm për nevojën e ripërtrirjes së mbrojtjes, e sheh lojtarin e Bournemouthit si një mundësi shumë të mirë për të ardhmen.

    Si 32-vjeçar, Alaba ka qenë një figurë kyçe në dhomat e zhveshjes së Real Madridit që nga ardhja e tij në vitin 2021, por lëndimet e shpeshta dhe paga e tij e lartë, e vendosin atë në listën e largimeve.

    Pagat e tij, një nga më të lartat në skuadrën madrilene, kalojnë mbi 20 milionë euro për sezon, një shumë që klubi e sheh të paqëndrueshme nëse dëshiron të ndërmerr ‘operacione’ gjatë merkatos verore.

    Menaxhmenti sportiv veçse ka nisur eksplorimin e destinacioneve të mundshme për mbrojtësi austriak, me ekipe nga liga saudite dhe MLS që po shfaqin interesim.

    Edhe pse nuk pritet një shumë e madhe nga transferimi i tij, ruajtja e parave të pagës së tij dhe hapësira në skuadër, do ta justifikonte largimin e tij.

    Ndërkohë, Huijsen, i cili ka shkëlqyer në Premierligë këtë sezon, vlerësohet në shumën e 50 milionë paundëve, një çmim që Madridi është i gatshëm ta paguajë, nëse finalizohet një marrëveshje për largimin e Alabas.

    Spanjolli i ri u trajnua në Itali me rrënjë holandeze dhe përshtatet perfekt në profilin e lojtarit që po e kërkon Real Madridi.

    Me këtë plan, Real Madridi jo vetëm që synon të sigurojë një zëvendësim të mirë, por gjithashtu e konsolidon projektin për të ardhmen e afërt, duke qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Sport16 Prill 2025
    Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka dalë me një komunikatë të shkurtër për të sqaruar arsyen e anulimit të penalltisë për Real...
    Sport16 Prill 2025
    Është ndërprerë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, e vlefshme për çerekfinalen e tretë të play-offit në basketboll. Kjo pasi që në...
    Sport16 Prill 2025
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë si mysafir me rezultat 4-3 në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të testojë aftësinë e saj si një urë lidhëse midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kur të...
    Lajme17 Prill 2025
    Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar për “Front Online” se deklarimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti...
    Kronika17 Prill 2025
    Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale. Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor...
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së...
    Lajme17 Prill 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka paralajmëruar se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump do ta përmbysin tregtinë ndërkombëtare këtë vit, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.