×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid fiton me përmbysje, shokohet Juventus

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Real Madrid ka realizuar një kthesë spektakolare ndaj Borussia Dortmund, duke fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës në kuadër të Champions League. Ndërkohë, Juventus është mposhtur me rezultat minimal nga Stuttgart, ndërsa Arsenal ka triumfuar ngushtë ndaj Shakhtar Donetsk.

    Skuadra spanjolle ka qenë në disavantazh prej dy golash pas pjesës së parë, por ia ka arritur të shënojë pesë gola në pjesën e dytë për të siguruar fitoren.

    Në “Santiago Bernabeu”, Borussia Dortmund ka kaluar në epërsi falë golave të Malen (30′) dhe Gittens (34′), duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0.

    Megjithatë, në pjesën e dytë, Real Madrid është rikthyer fuqishëm, duke shënuar pesë herë përmes Rudiger (60′), Vinicius Junior (62′, 86′, 90+3′) dhe Lucas Vazquez (83′) për të siguruar fitoren e madhe 5-2.

    Në Londër, një penallti e realizuar nga Leandro Trossard në minutën e shtatëdhjetë e shtatë i ka mjaftuar Arsenalit për ta mposhtur Shakhtar Donetsk me rezultat minimal 1-0.

    Ndërkohë, Juventus është mposhtur nga Stuttgart me rezultat 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Toure në kohën shtesë, duke i dhënë fitoren skuadrës gjermane.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Sport22 Tetor 2024
    Xavi Hernandez po shfaqet si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse klubi vendos të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Mail...
    Sport22 Tetor 2024
    Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër...
    Sport22 Tetor 2024
    Bayern Munich dhe Marseille i janë bashkuar Paris Saint-Germain në monitorimin e yllit të Manchester United, Marcus Rashford, megjithëse “Djajtë e Kuq”...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Vullneti bëhet “mollë sherri” për Drenushën dhe Rovenën. Dy banoret filluan të debatojnë kur këngëtarja Rovena i doli në krah Vullnetit, pasi...
    Vip22 Tetor 2024
    Xheneta dhe Diana, kanë vazhduar të kryejnë punët e shtëpisë, njofton Klankosova.tv. Ato kanë pastruar banjot, derisa Gjesti ishte banori që po...
    Vip22 Tetor 2024
    Aktorja Gresa ka akuzuar këngëtarin Gjesti, se ky i fundit e ka bullizuar atë. “Mos ma qit zanin e zi, jam kanë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, sonte ka vizituar Vushtrrinë. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se familjet kosovare meritojnë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të USAID-it, në hapësirat e Klan Arenës u organizua një pritje. Në mesin e të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy deputetët e komuniteteve jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha nga partia e goranëve “Jedinstvena Goranska Partija”, dhe Fadil Gashi nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.