Takimi ka nisur me një gol të Kylian Mbappe në minutën e tridhjetë e dytë, i cili ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë, Leganes ka reaguar shpejt, duke përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë me golat e García (33′) dhe Raba (41′).
Në fillimin e pjesës së dytë, Jude Bellingham (47′) ka barazuar shifrat, ndërsa Mbappe ka realizuar dopietën e tij (76′), duke siguruar fitoren për madrilenët.
Me këtë triumf, “Los Blancos” kanë arritur në kuotën e gjashtëdhjetë e tri pikëve, duke barazuar Barcelonën në krye të renditjes, ndërsa Leganesi gjendet në pozitën e tretë nga fundi me njëzet e shtatë pikë./RTK