Çdo histori merr fund, ashtu si ky bashkëpunim, i cili ka sjellë shumë arsye për të festuar për gati dy dekada. Real Madrid tashmë ka një zëvendësues…
Audi ka gëzuar çdo vit futbollistët e Real Madridit. Në dërgesat gjatë ose në mes të sezonit, lojtarët pozuan të kënaqur me RS ekstreme dhe modelet më të mëdha Q. Bashkëpunimi ka filluar në vitin 2003 dhe ka zgjatur deri më sot.
Sipas Marca-s spanjolle, Real Madridi do të hyjë në sezonin e ri i shoqëruar nga një tjetër markë bavareze. BMW së shpejti do të bëhet pjesë e klubit më të trofeshëm në histori të futbollit./FrontOnline/