Është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Chelseat.
Në “Alfredo di Stefano”, skuadra e Zinedine Zidanes ishte nikoqire e Chelseat, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Madrid u mbyll baras 1:1.
“WhoScored”, faqja prestigjioze e statistikave, tashmë ka publikuar notat e lojtarëve për këtë ndeshje.
Notën më të lartë – 8.4 – e mori mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, kurse më së dobëti u vlerësua Mendy, portieri i Chelseat.
Finalisti i parë i Ligës së Kampionëve do të mësohet javën e ardhshme në “Stamford Bridge”./FrontOnline/