Reagon Xhafer Tahiri pas dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri
Xhafer Tahiri i LDK’së ka reaguar pasi kryetari i degës së LDK-së atje, Hysni Gërguri ka dhënë dorëheqje.
Tahiri ka falënderuar Gërgurin për kontributin e tij në LDK-në e Vushtrrisë, teksa ka thënë se subjekti politik të cilin e përfaqëon do e fitojë sërish Vushtrrinë.
“I dashur Dr. Hys, Miq e aktivist të LDK-së, Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë. Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët!Zoti ju bekoftë! Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë! Me respekt,”, ka shkruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë.
Gërguri dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që LDK-ja arriti në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës)”, u tha në njoftimin e tij.