Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka reaguar Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, të cilët gjatë fundjavës dhanë deklarata fyese për shqiptarët.
Thaçi ka shkruar në Twitter se deklaratat fyese të Daçiq dhe Vulin për viktimat e luftës në Kosovë, janë prova se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.
Thaçi thotë se veprime të tilla dëmtojnë dialogun.
“Deklarata fyese të Dacic dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, ka shkruar Thaçi.
Offensive statements of Dacic & Vulin twds. civilian victims of the war, murdered by Millosevic's regime, are proof that Serbia still hasn't changed its fascist policies twds. #Kosovo. Such actions harm the dialogue & undermine our joint efforts for reconciliation.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 5, 2020