×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Reagon shkolla ku 14-vjeçarja po ndiqte mësimet: Vanja na fal, nuk mundemi të themi lamtumirë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2023

    Maqedonia është tronditur nga vrasje e një 14 vjeçarje nga Shkupi dhe një 74 vjeçari të cilët u gjetën të vdekur në periferi të kryeqytetit maqedonas.

    Për vrasjen makabër ka reaguar edhe shkolla ku 14-vjeçarja po ndiqte mësimet.

    Në postimin e bërë në Facebook, thuhet se “këtë detyrë ata nuk po dinë ta zgjidhin” pasi edhe janë pa fjalë nga rasti që tashmë ka goditur gjithë vendin.

    “Mësuesit nuk dinë ta zgjidhin këtë detyrë, Vanja. Na fal, nuk mundemi, nuk dimë të themi lamtumirë..
    Qoftë e ndritur rruga jote drejt përjetësisë! Buzëqeshja dhe shpirti yt i sinqertë do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrat tona. Me dhimbje dhe dashuri te pa mase mesueset dhe shoqet e klases tende e shtrenjta Vanja!”, thuhet në reagimin e shkollës.

    Kujtojmë se vrasja e vajzës lidhet me vrasjen e një 74-vjeçari. Siç njoftoi Prokuroria e Shtetit maqedonas, është konstatuar se vajza është vrarë të hënën në mëngjes, rreth orës 10:00, vetëm pak orë pas rrëmbimit.

    Ndërkaq nga raportimet e fundit që vijnë nga Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë thuhet se babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.