Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas aksionit të zhvilluar të PDK-së lidhur me aferën korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës.
Në një postim në Facebook, Manxhuka ka përsëritur se inspektori i kapur me ryshfet, siç ka thënë ai, s’është i VV-së.“
Inspektori nuk është anëtar i LV-së prej vitesh.
Kur ishte LV në Prishtinë jo vetëm të LV-së por askush nuk bënte korrupsion.
Ai aktualisht është punëtor i Komunës, atje është adresa.
PDK dëshiron që edhe një anëtar që s’është anëtar ta shndërrojë në fenomen të partisë.
Edhe po të ishte anëtar i LV-së, nuk mundet një subjekt autor i PRONTO AFERËS e kapjes së shtetit të na tregojë mbi ryshfetin”, ka shkruar ai në Facebook.Kujtojmë, një inspektor i ndërtimit në komunën e Prishtinës është arrestuar pasi që ai është kapur në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet.Siç njoftoi policia, ndaj inspektorit ishte bërë ankesë nga pronari i një kompanie ndërtimi se ai i kishte ndaluar punimet edhe përkundër që posedonte leje.