Për masat e reja të COVID-19 të miratuara nga qeveria e Kosovës ka reaguar dhe njëherë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai e ka quajtur “absurditet” faktin që nëse je nga Kaçaniku, qytetarët mund të shkojnë në Shkup, mirëpo jo në Prishtinë pas orës 19:00.
Ahmeti ka vënë në pah se Maqedonia dje ka pasur 1 mijë e 318 raste të reja me COVID-19.
Postimi i plotë:
Ja edhe një absurditet:
Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.
Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!.