Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e udhëhequr nga Petar Petkoviq thotë se ka siguruar një përfaqësues ligjor për kryetarin e Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq dhe drejtorin e Departamentit për Urbanizëm në këtë komunë, Dejan Vlajkoviq të cilët u arrestuan për veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.
Në një njoftim për media të kësaj zyreje, theksohet se “për sjelljen ndaj tyre janë informuar të gjitha institucionet përkatëse ndërkombëtare”.
“Gjatë bastisjes në lokalet e komunës, forcat speciale të Policisë së Kosovës bënë një kontroll, dhe në vazhdim të aksionit ata bastisën disa shtëpi serbe të banuara nga përfaqësues politikë të serbëve nga Kosovë, raporton “Kosovo Online”.
“ Ne dënojmë fuqishëm shtypjen dhe arrestimin e kryetarit serb të Kllokotit. Sjellja e tillë brutale e policisë së Kosovës është vazhdim i presionit dhe shtypjes ndaj të cilit përfaqësuesit serbë ekspozohen vazhdimisht në territorin e Kosovës si dhe një formë e frikësimit të njerëzve dhe një mesazh se nuk ka paqe dhe jetë normale për ta “.