Presidenti i Amerikës, Donald Trump po vazhdon me postimet e tij në Twitter, ku po raporton për parregullësitë e shumta që ai po pretendon se ka në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.
Sipas tij, Trump ka një epërsi të madhe në Pensilvani, Georgi, Karolinën e Veriut dhe Michigain.
Sipas mediumeve në Amerikë, Michigain është fituar nga Joe Biden – ndërsa Trump shkruan se aty kishte shumë vota të hedhura fshehurazi.
“Ne kemi pretenduar, për qëllime të Votave Zgjedhore. Pensilvania, Georgia dhe Karolina së Veriut, në secilën prej tyre kemi një epërsi të madhe. Për më tepër, ne përmes kësaj pretendojmë se edhe Shtetin e Michigain ku , në fakt kishte një numër të madh votash të hedhura fshehurazi siç është raportuar gjerësisht”, shkruan Trump në Twitter!
We have claimed, for Electoral Vote purposes, the Commonwealth of Pennsylvania (which won’t allow legal observers) the State of Georgia, and the State of North Carolina, each one of which has a BIG Trump lead. Additionally, we hereby claim the State of Michigan if, in fact,…..
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020