Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti është vaksinuar sot me vaksinën Anti-COVID të AstraZenecas.
Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës.
“Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/285124786309753