×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Mustafa: Pushteti i Kurtit e ka dëmtuar fjalën e lirë dhe demokracinë

    FrontOnline
    02 Maj 2025

    Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas rënies së Kosovës në indeksinë e lirisë së medias, nga vendi i 75-të në vendin e 99-të.

    Përmes një reagimi në Facebook, Mustafa thotë se janë të drejta të gjitha reagimet dhe brengosjet lidhur me këtë ngjarje, transmeton klankosova.tv.

    Madje ai shton se është pushteti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ai që ka ka dëmtuar fjalën e lirë dhe demokracinë.

    “I konsideroj të drejta reagimet me brengosjen lidhur me rënien e indeksit të lirisë së mediave për 24 vende (nga vendi 75 në atë 99), të cilat i adresohen Qeverisë Kurti e cila, dorën në zemër, nuk do të vinte në pushtet pa përkrahjen dhe lobimin e shumë mediave, herë herë jashtë çdo kriteri etik dhe profesional. Qytetarët votuan, për perceptimin që ua plasuan dhe krijuan mediat. Jo për rezultatet, sepse ata që fituan mbi 50 për qind të votave e që akoma janë në pushtet, s’kishin ndërtuar asnjë fabrikë, asnjë rrugë, asnjë shkollë, s’kishin sjellë asnjë njohje ndërkombëtare, s’e kishin çliruar Kosovën as me luftë e as me politikë paqësore, veçse kishin ushtruar kundërshtime me dhunë”.

    “Me të njëjtat shprehi edhe në këto zgjedhje disa nga mediat i ndruan tribunat. Tani përkrahën LDK-në, PDK-në, AAK-në, jo se i kishin dashur ndonjëherë, sidomos LDK-në, por se iu hyri frika nga regjimi autoritar i VV-së. Konsideroj se pak më shumë sjellje profesionale dhe përgjegjësi për fjalën e lirë do të bëjë punë që mediat të evitojnë lopatat e politikës. Prandaj nuk hezitoj të them se jo vetëm pushteti i Kurtit e ka dëmtuar fjalën e lirë dhe demokracinë, por ia kanë ndihmuar edhe vet mediatë veçanta kur profesionalizmin e kanë zëvendësuar me sindromin e adhurueseve politik. Pasojat i bartë Kosova”, ka shkruar Mustafa.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Serbia ka arrestuar edhe një ish-ushtar të UÇK’së. Lulzim Halili nga Peja është arrestuar sot në një aksion të BIA’së serbe në...
    Lajme22 Korrik 2025
    Një situatë e pazakontë ndodhi në fund të pjesës së parë të përballjes mes Ballkanit dhe Florianas nga Malta, në kuadër të...
    Lajme22 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve Xh. P. dhe A....
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    Lajme22 Korrik 2025
    LDK- Dega në Podujevë, ka publikuar një video të titulluar “fakte para propagandës”, e cila fillon me një deklaratë të dhënë në...
    Lajme22 Korrik 2025
    Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.