×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Mulla Osmani, fajin për incidentin ia lë Naim Tërrnavës

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Hoxha nga Drenasi – Mulla Osman Musliu, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pasi u arrestua dje në Drenas nga Policia e Kosovës.

    Musliu thotë se dje ndodhi një incident në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, por fajin ia lë kreut të BIK-ut, Naim Tërrnavës.

    Kjo pasi që sipas tij, Tërrnava ka mbjellur mllef kundër tij.

    E sekretari i BIK-ut sipas tij ishte viktimë e manipulimit nga ana e Naim Tërrnavës.

    Sipas tij, sekretari i BIK-ut nuk tregoi respekt për Osmanin, andaj edhe erdhi deri tek ajo çka ndodhi.

    Të ndëruar qytetarë të Kosovës dhe më gjërë. Dje ndodhi një incidentë i vogël në Këshillin e BIK-ut në Drenas dhe lajmi u përhap në të gjitha anët se u arrestua Mulla Osmani. Lajmin dhe komentet rreth këtij lajmi çdo kush e bëri sipas qëllimit të vet ashtu nga dëshiron ti jap kahje. Por unë si çdoherë jam përbetuar që gjithmonë të ua them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ajo mosmarrëveshje që ndodhi dje mes meje dhe sekretarit të BIK në Drenas ishte vetëm një shpërthim i mllefit të ushqyer nga kreu i BIK, Naim Tërrnava që e ka mbjellur në Këshillin e BIK-ut kundër meje. Në këtë rast viktimë e manipulimit nga ana e kreut të BIK-ut ishte sekretari i Këshillit që nuk tregoj as minimumin e respektit ndaj meje si imam dhe anëtarë i zgjedhur në këtë këshillë nga shumica e imamëve dhe xhematit. Pas eliminimit juridik nga e drejta elementare e përfaqësimit tim në këtë këshillë si anëtarë i zgjedhur ai dëshiron edhe eliminimin fizik timin nga këshilli i BIK si dhe nga pozita e imamit duke nxitur urrejtje për hakmarrje dhe duke përgaditur gracka në të cilën ra sekretari i BIK-ut. Apeloj publikisht Naim Tërnavës dhe ia bëj me dije që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje sepse nuk ka as mundësinë më të vogël që të hedhë gurin e ta fsheh dorën e as të mbuloj krimet dhe dështimet e veta mbi kurrizin tim. Në një prononcim tjetër do ju ofroj faktet dhe të vërtetën në detaje në lidhje me incidentin në fjalë”, ka shkruar Osmani në facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.