×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Limaj: Kam besim të plotë se Thaçi do të kthehet faqebardhë nga Haga

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

    Limaj ka thënë se ka besimin e plotë që plotë se bashkëluftëtari i tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit tjerë, luftën e UÇK-së do ta mbrojnë në mënyrë dinjitoze dhe në fund do të dalin faqebardhë nga ky proces gjyqësor.

    Lideri i Nismës ka thënë se sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë.

    “Vetëm të bashkuar dhe duke vënë në rend të parë interesat e shtetit të Kosovës, ne do t’i përballojmë me dinjitet të gjitha sfidat me të cilat jemi të ballafaquar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

    Postimi i plotë:
    “Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Që nga përfundimi i luftës, disa herë është kërkuar që udhëheqës dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë që drejtoheshin nga prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të përpiqet t’i shmanget drejtësisë.
    Përkundër vuajtjeve individuale dhe familjare që kanë ngërthyer në vetvete këto procese, unë kam besimin e plotë se bashkëluftëtari im, presidenti i vendit z. Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit tjerë, luftën e UÇK-së do ta mbrojnë në mënyrë dinjitoze dhe në fund do të dalin faqebardhë nga ky proces.
    Sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë.
    Është moment i fundit që t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë te qytetarët dhe te miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës.
    Vetëm të bashkuar dhe duke vënë në rend të parë interesat e shtetit të Kosovës, ne do t’i përballojmë me dinjitet të gjitha sfidat me të cilat jemi të ballafaquar. FL”

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.