×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Konjufca pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja

    FrontOnline
    13 Mars 2021

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga KQZ’ja për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

    Konjufca, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka parë si të domosdoshëm fitoren e Vetëvendosjes, teksa nuk ka kursyer akuzat për koalicionin qeverisës së legjislaturës së shtatë LDK-AAK-Nisma Socialdemokrate, shkruan Gazeta Express.

    “Kjo luftë për pushtet shkoi aq larg sa që shtetit tonë ia dha njollën më të pamendueshme të turpit: një qeveri të paligjshme për herë të parë në historinë e Kosovës”, shkroi Konjufca.

    Subjekti politik të cilin e përfaqëson ai ka arritur t’i marrë 50.2 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të dashur,

    Ne e lamë pas një vit të vështirë. Bota u pllakos nga një pandemi e pazakontë. Jetët tona ndryshuan rrënjësisht. Ekonomia në çdo cep të globit u godit rëndë.

    Në të njëjtën kohë, përkundër kësaj fatkeqësie, qytetarët tanë ishin plot shpresë për shkak se më 3 shkurt 2020 u zgjedh një qeveri e shumëpritur. Ama qe veprim fort i paskrupullt rrëzimi i qeverisë Kurti mu në mes të pandemisë, veç 50 ditë pasi e filloi punën e mirë. Ishte rast i pashembullt kur lufta për pushtet kalon çdo kufi e imagjinatë dhe nuk e ka as respektin minimal njerëzor për shëndetin publik.

    Kjo luftë për pushtet shkoi aq larg sa që shtetit tonë ia dha njollën më të pamendueshme të turpit: një qeveri të paligjshme për herë të parë në historinë e Kosovës.

    Prandaj ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme.

    I falënderoj nga zemra dhe me respekt të thellë të gjithë qytetarët e vendit tim për sjelljen e lartë demokratike dhe ndryshimin e madh që e sollën përmes zgjedhjeve të lira. Vota juaj e përgjegjshme ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë.

    Na priftë e mbara!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.