18-vjeçari që u keqtrajtua nga polici në një video-incizimin që është bërë viral ka reaguar përmes rrjeti social Facebook.
Leotrim Rama ka thënë se ngjarja në stacionin e policisë ku është goditur nga polici Haris Kelmendi ka ndodhur në vitin 2018.
Ai ka thënë se në video-incizim shihet fundi i rrahjes që sipas tij kishte filluar 2 orë më parë nga policët.
“Pra, siç shihet ne kete video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike ketu ka qene fundi i rrahjes sime 2 oreshe nga te gjith policet e ndrrimit te asaj nate”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/leotrimrama0/posts/2673402509639364