×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Hoti: Deklaratat e Vulinit dhe Daçiqit fyejnë viktimat, pres reagim nga BE dhe SHBA

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguamr pas deklaratave të ministrave serbë Ivica Daciq dhe Aleksandër Vulin. Ai i dënon deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë dhe pret reagim edhe nga ndërkombëtarët.

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, në një emsion televiziv ka thënë se serbët po i tregojnë varret masive të shqiptarëve në Serbi. Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, në deklaratë zyrtare i ka quajtur shqiptarët me termin fyes “shiptarima”.

    Hoti i cilëson deklaratat e tyre si mungesë e thellë respekti për viktimat e luftës në Kosovë.
    ” Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hoti.

    Shkrimi i plotë:

    Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe.

    Këto deklarata skandaloze, përveçqë fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar mijëra civilë të pafajshëm.

    Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të punojë me përkushtim për një të ardhme paqësore të rajonit dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë fuqishëm me aleatët perëndimorë për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe të vendeve të qytetëruara e demokratike euroatlantike, në të cilën nuk ka vend për urrejtje ndaj etnive të tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Jose Mourinho tregon kohë pas kohe histori të ndryshme nga karriera e tij si trajner. “Special One” shpesh di të jetë komik...
    Lajme09 Janar 2025
    Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, për Front Online, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mosshfrytëzimin e të drejtës...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit. Sipas të dhënave, automjeti...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Zjarret e furishme që rrethojnë Los Anxhelosin u përhapën në Hollivud Hills të mërkurën, pasi zjarret e tjera në zonë lanë  të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, ka anuluar udhëtimin e tij në Itali të planifikuar për sot, për shkak të situatës së...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.