Përveç kësaj kategorie, në Kosovë janë edhe kategori të tjera të cilat marrin pensione nga buxheti i shtetit, por të cilat nuk kanë janë përfshirë në shtesat për shkak të situatës me Coronavirus.
I kontaktuar nga Front Online Afrim Maliqi nga shoqata “Hendikos” ka thënë se nuk janë përfshirë në shtesat e Qeverisë edhe pse është dashur që të përfshihen edhe ata.
“Ne së pari nuk është dashur të bëjmë kërkesë fare, sepse nuk ka nevojë që të bëjmë kërkesa. Ata duhet vet ministria është dashur me i kompensu njëjtë sikurse skemat sociale, është dashur me u përfshi edhe grupet e tjera në veçanti grupet që i marrin nën 100 euro si mbështetje financiare”, ka thënë ai.
Maliqi ka treguar se Qeveria “Kurti” i ka kompensuar edhe ata në Pakon Emergjente por që Qeveria aktuale Hoti nuk e ka vazhduar këtë pavarësisht gjendjes së rënduar të tyre.
“Qeveria e kaluar për 3 muaj i ka përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar, është dashtë prapë që të vazhdojë kjo por s’ka vazhduar”, ka thënë Maliqi.
Ai shprehet se nuk e di arsyen pse nuk janë të përfshirë në këto shtesa.
“Nuk e di arsyen pse nuk ka vazhduar, ndoshta është edhe tek buxheti nuk e di arsyen pse”, është shprehur më tutje ai.