Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të një avokati nga Serbia i cili ka thënë se ish-kryeministrit “i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”.
Haradinaj ka thënë se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqsor.
“Të dashur qytetarë, Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtet”, ka shkruar Haradinaj.
Deklaratën për Haradinajn e ka dhënë sot avokati serb, Pregrad Saviq. Ai po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK’së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovo Online.Express.