Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka re4aguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për mos certifikimin e katër kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas Haradinajt, PZAP’ja nuk i përfilli faktet e AAK’së në rastin e kandidatit Shemsedin Dreshaj.
Ai tha se për këtë çështje do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.
Postimi i plotë i tij:
Me gjithë përkushtimin e Aleancës që të respektojë procesin e certifikimit të kandidatëve, sot jam i shqetësuar me shpërfilljen e skajshme, që PZAP i ka bërë fakteve në rastin e Dr. Shemsedin Dreshajt.
Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim.
Aleanca do t’i drejtohet Supremes për rastin e Dr. Dreshaj dhe mbesim me besim të plotë që ky vendim i padrejtë i PZAP do të hidhet poshtë.
Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2404895119634888