×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Fetiu pasi iu publikua video duke e go*ditur vajzën: Është vajza ime, e preka pak për ta kthjellë

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Trajneri Valmir Fetiu thotë se vajza të cilin e ka prekur me dorë është vajza e tij, Valina dhe që nuk e ka goditur shuplakë siç kanë shkruar mediat, por e ka bërë thjesht për ta kthjellë.

    Ai në një prononcim për Gazetën Nacionale tha se vajza e tij assesi s’e pranoi humbjen në finalen e Evropianit nga serbja, andaj e preku pak për ta kthjellur.

    “Ajo vajza është vajza ime, nuk e kanë cek askush aty. Kjo vajza ime e mund ukrainasen, ishte kandidate për me marrë vendin e parë në Evropian, nuk është çfarë do gare”.

    “Unë jam invalid i luftës, trajner i kombëtares së Kosovës. Kjo (vajza) prej euforisë nisi të qajë dhe bërtet se pse humbi prej serbes. Referi ishte ai që me çdo kusht donte që me humb kjo. Unë i thashë “Leje, u kry kjo punë, e mori luftën dhe s’ki çka e diskuton”. Nuk është nxënëse e huaj, është vajza ime, po të ishte dikush tjetër as nuk do ta diskutoja”.

    “Unë në atë moment e kam kap prej tokës dhe i kam ra pak, në shpejtësi me maje të gishtave. Qetësohu, u kry kjo punë, vendi i dytë nuk është pak. Kjo është e jemja që i kam thënë, këta i kanë dhanë tjetër kahje, kanë shkruajt “E ka godit shuplakë, e ka qit në tokë”. A unë menjëherë i kam thënë “Valina, qetësohu”, një shuplakë të vogël veç me e kthjellë”.

    “Valina dojke prapë me vazhdu, euforia e madhe se pse me humb prej serbes. Një fëmijë pra që e ka babën invalid të luftës së UÇK-së, është tetë vjeçare, pra është vajza ime. Nuk mundet t’i dhimbset askujt më shumë se mua, unë kam dëshirë që vajza ime të sjellë medalje olimpike, sikur tash kur sjelli vendin e dytë në Evropian. Është nënkampione e Evropës. E mundi ukrainasen 9:0, shikoni mirë. Ukrainasja ishte 10 herë më e mirë se serbja”.

    “Do ta kishte mundur lehtë serben por nuk e di pse u bllokua, referi e qiti prej sistemi. Kjo kishte qejf ma shumë se çdo kush me e fitu luftën, prandaj i thashë “Qetësohu, ec këtu te babi, mos e diskuto”. Ishte nën afekt dhe ishte për fëmijën tim, jo për dikënd tjetër”.

    “Jam invalid i luftës, duhet ta dini se çfarë urrejtje kem ndaj serbëve. Edhe vajza ime e ka të njëjtën urrejtje dhe do me çdo kusht të fitojnë ndaj serbëve. Po këtë e kanë bërë mediat serbe, se e kanë ditë që sportistja e tyre do të humb nga Valina, por kjo doli pak nga kontrolli edhe e humbi luftën në finale”.

    Prej aty jom shku i kom ble 100 qind sende tjera për me e qetësu fëmijën tim sepse doli nga kontrolli nga inati, urrejtja se pse e humbi luftën”, deklaroi ai për Gazetën Nacionale.

    Nga Rubrika
    Sport22 Nëntor 2024
    Sipas mediumeve spanjolle, Manchester Unitedi ka shprehur interesim për një nga lojtarët e Real Madridit, i cili duket të jetë i nderuar...
    Sport22 Nëntor 2024
    Dy gjyqtarë të UEFA-s janë suspenduar pasi një gol i shënuar në sfidën mes Suedisë dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve ishte...
    Sport22 Nëntor 2024
    Përkrahësit e Manchester Cityt kanë shprehur shqetësimin e thellë rreth komenteve të Rodrit rreth Real Madridit, në intervistën e fundit. Rodri luan...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar fjalimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani me rastin e fundvitit në Kuvendin e Republikës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Qytetaret serb në veri të Kosovës nuk po i paguajnë faturat për energjinë që ata kanë shpenzuar, madje ata po ankohen çmime...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pritur në Varshavë nga ministri për Bashkimin Evropian të Polonisë, Adam Szłapka. Zyra e Kryeministrin njofton se fillimisht,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuara: Drejtor në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe...
    Vip22 Nëntor 2024
    Teksa qëndronin në oborr, Vullneti i tha Rovenës se është duke bërë thirrje që ajo të qëndrojë në shtëpi. Por, Rovena këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.